Zelensky refuzon ofertën për negociata me Rusinë në Bjellorusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka refuzuar ofertën për bisedime me Rusinë në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai e la të hapur derën për negociata në çdo vend tjetër.

“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk. Qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar këto vende rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu, në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, është shprehu Zelensky.