Zgjedhje e pjesshme vendore, Meta jep dy data: Nëse e dekretoj sonte…

Presidenti Ilir Meta, ka treguar se cilat do të jenë dy datat e mundshme të zgjedhjeve të pjesshme.

Ai ka treguar në emisionin “Opinion”, se dëshironte që zgjedhjet të ishin më datë 27 shkurt, por nëse do të dekretonte nesër, do të ishte 6 marsi. Kreu i Shtetit tha më tej se për vendimin përfundimtar, pret përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

‘Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve te pjesshme lokale, menjëhere pas emisionit, do jete 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jete 6 marsi. 27 shkurti duhet të ishte data por nuk kam patur përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për Leshnjen. KQZ më ka dhënë vetëm 3 bashki pasi nuk ka pasur informacion zyrtar për 3 të tjerat.

Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.