Zgjedhjet 2021, zbardhen detaje e takimit mes Ramës e drejtuesve politikë të PS

Rama u kërkoi krerëve të PS-së në rrethe që të jenë të vëmendshëm për shërbimet ndaj qytetarëve.

Ka përfunduar pas dy orësh takimi i thirrur nga kryeministri Rama me krerët politikë të PS-së në qarqe.

Takimi i mbajt në kuadër të organizimit të partisë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Rama u kërkoi krerëve të PS-së në rrethe që të jenë të vëmendshëm për shërbimet ndaj qytetarëve.

“Nuk do lejohen në krye të institucioneve ata që nuk punojnë. Rishikim të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë kryer punën. Analiza për punën e drejtuesve të institucioneve. Evidentoni drejtorët që nuk iu kanë ofruar shërbim qytetarëve,“-mësohet se është shprehur Rama.

Në pak ditë, ky është takimi i tretë në radhë që Rama mban në selinë rozë me drejtuesit politikë të partisë.