Zgjedhjet presidenciale në SHBA sulmohen nga hakerët rusë, kinezë dhe iranianë

Hakerët Rusë të cilët ndërhynë në fushatën e Partisë Demokratike në 2016-ën janë përfshirë gjithashtu tha Microsoft.

Hakerët Rusë, Kinezë dhe Iranianë po përpiqen të përgjojnë njerëz dhe grupe të përfshira në zgjedhjet presidenciale Amerikane që do të zhvillohen në Nëntor bëri të ditur Microsoft.

Hakerët Rusë të cilët ndërhynë në fushatën e Partisë Demokratike në 2016-ën janë përfshirë gjithashtu tha Microsoft.

Fushatat e të dy kandidatëve Donald Trump dhe Jo Biden janë në kërcënim sipas kompanisë.

Hakerët Rusë nga grupi Strondium kanë vënë në shënjestër mëse 200 organizata të cilat janë të lidhura me partitë politike në SHBA, Republikanë e Demokratë.

Strontium njohur ndryshe edhe si Fancy Bear besohet se është një njësi kibernetike e inteligjencës së ushtrisë Ruse GRU.

Por edhe hakerët Kinezë janë hedhur në sulm duke vënë në shënjestër indidivë të lidhur me fushatën e Biden. Ndërsa hakerët Iranianë kanë shënjestër të tyre fushatën e Trump.

Shumica e sulmeve kanë qenë të pasuksesshme sipas Microsoft. Në 2016-ën inteligjenca Amerikane arriti në përfundimin se Rusia ishte pas sulmeve kibernetike të cilat goditën fushatën presidenciale të Hillary Klinton. /PCWorld Albanian