Zhduket avioni Boeing brenda 1 minute – Në bord, 50 persona

Uebfaqja për gjurmimin e fluturimit Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur më shumë se 3.000 m në lartësi në më pak se një minutë.

Një avion me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, thanë zyrtarët.

Uebfaqja për gjurmimin e fluturimit Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur më shumë se 3.000 m në lartësi në më pak se një minutë.

Ministria e transportit tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces.

Sriwijaya Air, një transportues lokal, tha se ishte ende duke mbledhur informacion në lidhje me fluturimin.

Aeroplani nuk është një 737 Max, modeli Boeing i përfshirë në dy rrëzime të mëdha në vitet e fundit.

E para prej tyre, në tetor 2018, përfshiu një fluturim Indonesian Lion Air i cili u zhyt në det duke vrarë 189 njerëz. /Scan