Zjarr në kufirin Bullgari-Turqi

Prefektura e rajonit Hasköy, e përafërt me rajonin Leskovo, ka shpallur situatë fatkeqësie, ndërsa zjarri ka kaluar Lumin Tundzha dhe po përparon drejt qyteteve Topolovgrad dhe Svilengrad

Ekipet intervenuese raportohet se nuk po mund të marrin nën kontroll një zjarr që është përhapur në një territor prej 500 hektarësh në rajonin bullgar Losovo i cili ndodhet përballë rajonit turk Hazabeyli në kufirin Bullgari-Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prefektura e rajonit Hasköy, e përafërt me rajonin Leskovo, ka shpallur situatë fatkeqësie, ndërsa zjarri ka kaluar Lumin Tundzha dhe po përparon drejt qyteteve Topolovgrad dhe Svilengrad.

Guvernatorja e rajonit Haskovo, Stefka Zdravkova, në një deklaratë për shtyp theksoi se zjarri nën ndikimin e erës është afruar pranë fshatit Prisadetz të Topolovgrad.Zjarr në kufirin Bullgari-Turqi

Pas thirrjes së prefekturës, ekipet zjarrfikëse që punojnë në terren kanë kërkuar ndihmë nga ushtria për fikjen e zjarrit. Mësohet gjithashtu se edhe popullata e rajonit po ndihmon zjarrfikësit.

Instituti Kombëtar i Metrologjisë dhe Metereologjisë sot shpalli alarimin e rrezikut nga zjarri për shkak të erërave të fuqishme dhe tempertaturave ekstreme të larta në 14 rajone në Bullgari.