Zjarr në një pallat tek “Teodor Keko”, policia evakuon banorët

Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati, i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati, i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit.

Sipas forcave blu deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.