Zjarri më i madh në historinë e shtetit Colorado të SHBA-së shuhet me reshjet e borës

Zjarri më i madh në historinë e rajonit dhe i cili ka qenë efektiv në një territor prej rreth 2.500 hektarësh në shtetin Colorado të SHBA-së është shuar pas reshjeve të borës, transmeton Anadolu Agency (AA). Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të enjten në rajonin Boulder County dhe kërcënoi vendbanimet në një…

Zjarri më i madh në historinë e rajonit dhe i cili ka qenë efektiv në një territor prej rreth 2.500 hektarësh në shtetin Colorado të SHBA-së është shuar pas reshjeve të borës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të enjten në rajonin Boulder County dhe kërcënoi vendbanimet në një kohë të shkurtër si pasojë e erës që arriti shpejtësinë 169 kilometra në orë. Në zjarrin më të madh të historisë së shtetit u evakuuan rreth 34 mijë njerëz nga qytetet Louisville dhe Superior.

Autoritetet njoftuan se janë plagosur 6 persona, përfshirë një punonjës zjarrfikës ndërsa 3 të tjerë janë zhdukur dhe se zjarri historik u shua me reshjet e borës.

Si pasojë e zjarrit që ishte efektiv në një zonë prej rreth 2.500 hektarësh u dëmtuan 1.000 shtëpi si dhe u shkrumbuan një hotel dhe një qendër tregtare.

Ndërkohë bëhet e ditur se një pjesë e zjarreve në vendet e banuara janë shkaktuar nga shtyllat e energjisë elektrike që u rrëzuan si pasojë e erës.

Shkencëtarët thanë se moti jashtëzakonisht i thatë dhe me erë është reflektim i ndryshimeve klimatike dhe e bën më të vështirë luftimin e zjarreve.