Zjarri në Finiq, MM dërgon në vendngjarje 6 zjarrfikëse dhe 70 punonjës

Gjashtë mjete zjarrfikëse dhe 70 punonjës janë angazhuar nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra për shuarjen e flakëve në Bashkinë e Finiqit.

Mësohet zyrtarisht se deri tani janë djegur vetëm 2 shtëpi të braktisura rreth 15 vite më parë, të cilat ndodhen larg qendrave të banuara.

Situata po ndiqet me vemendje nga Ministri i Mbrojtjes, Prefekti, Emergjencat Civile. Në gatishmeri në rast ndërhyrje janë efektivët e FA në Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale të Gjirokastrës./CNA.al