Zjarri në Spitalin e Tetovës, Balla shpreh ngushëllimet: Jemi me ty Tetovë

Deputeti Taulant Balla ka reaguar pas zjarrit që përfshiu spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 pacientë dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas zjarrit që përfshiu spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 pacientë dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh ngushëllimet e sinqerta për viktimat si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Jemi me ty Tetovë, jemi pranë familjeve të viktimave duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, e duke shpresuar që të lënduarit të mund të shërohen sa më shpejt”, shkruan Balla.