Zuckerberg bllokon për një kohë të pacaktuar llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram

Pas verifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Kongresi, prioriteti i gjithë vendit duhet të jetë që të sigurohemi që 13 ditët e mbetura deri në përurim të kalojnë paqësisht dhe në përputhje me normat demokratike.

Llogaritë e presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram do të qëndrojnë të bllokuara për një kohë të pacaktuar. Kështu tha vetë CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.

“Ngjarjet shokuese të 24 orëve të fundit vërtetuan qartësisht se presidenti Donald Trump synon që të përdorë kohën e mbetur në detyrë për të minuar transferimin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij, Joe Biden. Vendimi i tij për të përdorur këtë platformë për të falur dhe jo për të dënuar veprimet e mbështetësve të tij në Kapitol, ka shqetësuar njerëzit në SHBA dhe gjithë botën. I kemi fshirë këto deklarata sepse gjykuam se pasojat e tyre – dhe me gjasa edhe synimi – do të ishin provokimi i dhunës së mëtejshme.

Pas verifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Kongresi, prioriteti i gjithë vendit duhet të jetë që të sigurohemi që 13 ditët e mbetura deri në përurim të kalojnë paqësisht dhe në përputhje me normat demokratike.

Besojmë se rreziku i lejimit të presidentit për të vazhduar të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe thjesht është shumë i madh. Prandaj e kemi zgjatur bllokimin e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme, për të siguruar përfundimin e transferimit të pushtetit”. /A2news