Zv/presidenti i Azerbajxhanit: Armenia shkeli armëpushimin me avionët luftarakë

Zëvendës presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev deklaroi se ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin duke përdorur avionët luftarakë

Zëvendës presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev deklaroi se ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin duke përdorur avionët luftarakë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh nga llogaria e tij në Twitter, Hacıyev tha se “Ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin në mënyrë të hapur duke përdorur avionët e saj luftarakë për të bombarduar pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit”.

Armëpushimi i përkohshëm humanitar mbi të cilin u dakorduan Azerbajxhani dhe Armenia hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00.00 sipas kohës lokale.Zv/presidenti i Azerbajxhanit: Armenia shkeli armëpushimin me avionët luftarakë