Zv.presidenti turk Oktay dënon bastisjen policore ndaj një xhamie në Berlin

"Dënoj me forcë bastisjen policore të kryer në mënyrë të pahetuar dhe të pamasë gjatë namazit të sabahut (mëngjesit) ndaj xhamisë Mevlana në Berlin", tha Oktay

Zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay dënoi bastisjen policore ndaj xhamisë Mevlana në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Oktay tha: “Dënoj me forcë bastisjen policore të kryer në mënyrë të pahetuar dhe të pamasë gjatë namazit të sabahut (mëngjesit) ndaj xhamisë Mevlana në Berlin”.

“Prokuroria dhe policia e Berlinit duhet të kërkojnë ndjesë nga komuniteti musliman për shkak të këtij qëndrimi”, theksoi Oktay duke i uruar kapërcimin e kësaj situate komunitetit të besimtarëve të xhamisë Mevlana.Zv.presidenti turk Oktay dënon bastisjen policore ndaj një xhamie në Berlin