Zvicër, Gjysmëhëna e Kuqe Turke nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke u nderua me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë, një prej më të mëdhenjve të cilësisë në botë, dhënë nga organizata “Drejtimet e Iniciativës së Biznesit” (Business Initiative Directions/BID) me seli në Spanjë...

Në ceremoninë e çmimeve, e cila u mbajt në Qendrën e Kongreseve “InterContinental” të Gjenevës, në Zvicër, ishte i pranishëm edhe Kerem Kinik, i rizgjedhur në postin e presidentit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Kreu i BID-së, Jose E. Prieto, i dorëzoi presidentit Kinik “Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë”, ndër më të rëndësishmit e cilësisë në botë fituar ndonjëherë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

Gjatë fjalës së rastit të këtë ceremoni, Kinik dha informacione në lidhje me punën e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe falënderoi presidentin e BID-it për çmimin.

Ai theksoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila hyri në vitin e saj të 151-të, përfaqëson një traditë me rrënjë shumë të thella dhe fuqi humanitare që e rendit atë ndër 3 agjencitë e para në botë për kategorinë përkatëse.

Vitin e kaluar – shtoi Kinik – Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dhënë ndihma humanitare për 24 milionë njerëz, nga të cilët 7 milionë jashtë shtetit.