Zyrtare: Lojtari shqiptar i bashkohet Romës

ZYRTARE: Transferim gjigant për shqiptarin e Serie A!

Më në fund është zyrtare!  Roma ka kompletuar marrëveshjen me Hellas Veronan për qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, ndërsa lojtari do t’i bashkohet klubit romak edhe zyrtarisht këtë javë.

Kumbulla ka kaluar vizitat mjekësore te Roma dhe firmosur kontratën e tij për 5 vite me ekipin verdhekuq, teksa te Verona kalon  një futbollist i ri dhe huazimi me detyrim blerje për gati 30 mln euro.

Kumbulla ishte kërkuar edhe nga skuadra të tjera italiane si Juventusi, Interi dhe Fiorentina, por Roma bëri një ndërhyrje të shpejtë duke e mbyllur marrëveshjen brenda një kohe rekorde