Zyrtare, Ronaldo rikthehet në shtëpi

Merr fund dilema. Cristiano Ronaldo rikthehet te Manchester United.

Sulmuesi portugez pas largimit nga Juventusi është ribashkuar me ekipin e “Djajve të Kuq” duke lënë “thatë” rivalët e qytetit, Manchester Cityn që ishte në negociata deri në momentin e fundit me 5 herë fituesin e Topit të Artë.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë ekipi i Manchester United përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter duke i uruar mirëseardhjen në shtëpi, transmeton abcnews.

Manchester United ka arritur marrëveshje për kthimin e Cristiano Ronaldos. Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Pesë herë fitues i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupa të Botërorit të Klubeve FIFA, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali dhe Kampionatin Europian me Portugalinë.

Të gjithë në klub mezi presin rikthimin e Cristianos përsëri në Manchester” shkruan klubi. Ronaldo në epokën e parë me Manchester United shënoi 118 gola në 292 ndeshje.