10 filmat më të bukur turq që duhet ti shikoni me patjetër në këtë periudhë izolimi

10 filmat më të bukur turq që mund t’i shihni gjatë vetizolimit...

Për shkak të koronavirusit, qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Mirëpo qëndrimi në shtëpi mund të mos jetë fare i mërzitshëm nëse keni një listë me filma për të parë. “revistawho.com” iu sugjeron sot 10 filma turk të cilat shumë lehtë mund t’i gjeni edhe të përkthyer në shqip.

1.Senden Bana Kalan, një tjetër film shumë prekës me aktorë kryesorë Neslihan Atagul dhe Ekin Koç. Ozguri detyrohet të jetojë në fshat dhe atje njihet me një vajzë me emrin Elif. Ai dashurohet me Elifin dhe mes tyre nis një histori dashurie.Senden Bana Kalan (2015)

2.Kardesim Benim do t’ju sjellë shumë të qeshura me historinë e dy vëllezërve këngëtarë. Ata nisen në një udhëtim për të plotësuar dëshirën e fundit të të atit.Amazon.com: Kardesim Benim: Burak Ozcivit, Murat Boz, Asli Enver ...

3.Aci Tatli Eski, me aktorë kryesor Ozge Ozpirinçi dhe Bugra Gulsoy, tregon historinë e një çifti shumë të dashuruar . Pasi mbarojnë shkollën, Murat i propozon për martesë Dujgus, por nuk merr përgjigjen që po priste. Ata vendosin të qëndrojnë beqarë për 5 vjet, por jeta ka plane të tjera për ta.Acı Tatlı Ekşi - film 2017 - Beyazperde.com

4.Bir Nefes Yeter, një film turk me aktorë kryesorë shumë të njohur për publikun, Tuvana Turkay dhe Seçkin Ozdemir. Ky film flet për një djalë të ri me emrin Jaman që është i palumtur, por një ditë kur takon një vajzë bukuroshe dhe optimiste me emrin Nefes, jeta e tij ndryshon. Nefes vuan nga një sëmundje, që e bën shumë të dhimbshme historinë e tyre të dashurisë.Bir Nefes Yeter (2017) - IMDb

5.Delibal është një film që nuk mund të mungonte në këtë listë. Nëse ende nuk e keni parë duhet ta shihni patjetër pasi tregon një histori shumë të bukur dashurie mes dy të rinjve. Në rol kryesor është aktori Çagatay Ulusoy.Delibal (2015) - IMDb

6.Benim Dunyam është një tjetër film që do t’ju dhurojë emocione, me aktoren Beren Saat. Ajo luan rolin e një vajze me emrin Ela që nuk shikon dhe as nuk dëgjon, por mësuesi i saj e bën të ecë përpara në jetë. Filmi është bazuar në një histori të vërtetë.Benim Dünyam (2013) - IMDb

7.Një nga filmat më të shikuar të këtij viti në Turqi është “7 Kogustaki Mucize”, me aktorin shumë të njohur Aras Bulut Iynemli. Filmi tregon historinë prekëse të një babai të sëmurë që akuzohet për vrasje. Burgu është shtëpia e tij dhe e vajzës së tij 6-vjeçare.Google.Docs [[ 7. koğuştaki mucize 2019 ]] Full Movie ®Google ...

8.Ikinci Sans tregon historinë e dy të rriturve që kanë jetë të ndryshme nga njëri-tjetri, por të dy kërkojnë t’i japin një shans të dytë dashurisë. Në role kryesore janë aktorët e mirënjohur Nurgul Yesilçay dhe Ozcan Deniz.Ikinci Sans (2016) - IMDb

9.Mutluluk Zamani është një film që ka rikthyer bashkë aktorët Elçin Sangu dhe Baris Arduç. Ata luajnë rolin e një çifti me jetë krejt të kundërta, por që fati i bashkon.Time of happiness (2017) - IMDb

10.Dunyanin En Guzel Kokusu është film me një temë shumë të veçantë. Në rolet kryesore janë Tuba Unsal dhe Riza Kocaoglu. Ata luajnë rolin e dy miqve që vendosin të martohen vetëm për të sjellë në jetë një fëmijë. Por pas martesës ata bien në dashuri.Dünyanin En Güzel Kokusu (2016) - IMDb