‘Alsar’ shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë në këtë periudhë pandemie

Institucionet turke vazhdojnë të shpërndajnë ndihma në Shqipëri për familjet në nevojë, në kuadër të  pandemisë globale te Koronavirusit...

Institucionet turke vazhdojnë të shpërndajnë ndihma në Shqipëri për familjet në nevojë, në kuadër të  pandemisë globale te Koronavirusit.

Familjet e varfra të bashkisë se Librazhdit   falë një projekti bashkëpunimi mes njësisë së qeverisë vendore dhe Fondacionit Kulturor Arsimor e Humanitar “ALSAR” janë përfshirë në një skemë përfituese paketash ndihmash ushqimore të llojeve të ndryshme.

Ndalesa e radhës së Fondacionit “ALSAR”, në ditët e solidaritetit për t’ju ardhur në ndihmë shtresave sociale në nevojë, ishte në qytetin e Librazhdit, ku në bashkëpunim me Institucionin e bashkisë së këtij qyteti, u realizua shpërndarja e kontingjentit të IV-të të ndihmave humanitare për 150 familje, duke lehtësuar sadopak vuajtjet dhe vështirësitë e tyre në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të epidemisë COVID-19.

Institucione dhe organizata humanitare nga Turqia gjatë këtyre ditëve shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.