100 banesa të dëmtuara nga tërmeti/ Vazhdon verifikimi i dëmeve në fshatrat e Bulqizës

Tre  lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën rrethin e Bulqizës ku epiqendra ishte në Zerqan  me magnitudë  5 ballë, ka bërë që shumë shtëpi të dëmtohen.

Në njësitë administrative Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht numërohen 100 shtëpi të dëmtuara .

Nënprefekti  i  Bulqizës Avni Muliu  u shpreh se kanë qenë në kontakt me të gjitha njësitë administrative, dhe se dëmet janë të  rënda në disa banesa.