Sot mbushen 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe nuk mungoi as urimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se kujton me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.
Duke mos lënë pa përmendur dhe situatën në të cilën vendi ynë dhe e gjithë bota ndodhet, ai shkruan:
”Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E kéqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!”
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/505991836943615/

