Prokurori që bën Vuçiçin t’i dridhen këmbët: Do e ndryshojmë nga rrënjët gjyqësorin!

Ai është i ri, idealist dhe kërkon ndryshime rrënjësore në gjyqësorin serb, edhe pse e respekton plotësisht institucionin që përfaqëson dhe e di mirë se progresi nuk vjen brenda natës.

Është gjithashtu i kujdesshëm kur zgjedh fjalë në raste të ndjeshme politike për një shoqëri tejet të polarizuar sic është ajo e Serbisë. Predrag Milovanoviç, 38 vjeç, zëvendës prokuror publik në Prokurorinë e Beogradit dhe anëtar i Këshillit shtetrerore të prokurorisë, tha në një intervistë për BIRN, se: “Prokuroria është një institucion shumë hierarkik, por ajo që është thelbësore është përpjekja për të ruajtur integritetin profesional e atë njerëzor njëkohësisht”.

Millovanoviç ra në sy me punën e tij në rastin e Milan Jovanoviç, një gazetar të cilit iu dogj shtëpia në vitin 2018 teksa ai dhe e shoqja ishin brenda. Prokurori i ri asokohe ekspozoi një ish-kryebashkiakun e Grockës, pranë Beogradit, njëkohësisht anëtar i Partisë Progresive Serbe në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Dragoljub Simonovic u shpall fajtor si personi që urdhëroi sulmin dhe u dënua me katër vjet e tre muaj burg. Megjithatë, Këshilli i Prokurorisë e liroi më vonë nga akuzat, edhe pse Millovanoviç donte ta  përfundonte atë që kishte nisur dhe për ish-zyrtarin, të merrej një dënim përfundimtar në këtë rast.Vendimi trazoi publikun, veçanërisht sepse kryetari i akuzuar i tha Milovanoviçit në gjyqin e tij në vitin 2019 se mund të ndodhte lehtësisht që ai të mos ishte më prokuror, duke e kërcënuar kështu hapur, por ai nuk ndalet në betejën e vet për të reformuar gjyqësorin serb.