Aksidenti në Koplik/ Humb jetën 45-vjeçari

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të hënë në rrugët e vendit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Koplik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10.

Në aksident është përfshirë mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale E. P. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues 40-vjeçarin me iniciale L. B.

Nga goditja e fortë ka humbur jetën 45-vjeçari me iniciale D.L., që udhëtonte me “Volkswagen-in”

Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë, ndërhyrja e gabuar apo gabim tjetër i shoferëve që ka shkaktuar aksidentin, ndërsa policia njofton se ka shoqëruar në polici drejtuesin e makinës “Benz”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një ditë më parë u shënua disa aksidente në rrugët e Shqipërisë, që i morën jetën 3 personave, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Në aksin Librazhd-Qafë-Thanë u përplasën dy furgona ku një 60 vjeçar banues në Prrenjas humbi jetën. 4 personat të tjerë që ishin në furgon u plagosën.

Një Makina tip “Benz” ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë dhe më pas është larguar

Gjatë orëve të mbrëmjes në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit një automjeti ka dalë nga rruga ku si pasojë drejtuesi 33 vjec ka vdekur. Ndërkohë dy makina janë përplasur në aksin rrugor Shijak-Hardhishtë, ku janë plagosur 3 pasagjerët.