9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Qeveria britanike paralajmëron karantinë dhe masa kufizuese për ata që refuzojnë dozën e tretë anti Covid

Numri i britanikëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinave ndaj Covid-it është rritur, pasi imuniteti ka filluar të ulet te kjo kategori njerëzish. Ndërkohë, qeveria britanike po shqyrton planet për rifutjen e masave kufizuese për udhëtimet si dhe karantinës për ata që refuzojnë të bëjnë dozën e tretë.

Më të moshuarit dhe pacientët me shëndet më të kompromentuar, të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinave të koronavirusit janë ndër personat që po humbasin jetën nga sëmundja. Sipas këshilltares kryesore për çështjet e mjekësisë të Agjencisë britanike të Sigurisë Shëndetësore, kjo po ndodh pasi imuniteti i ofruar nga vaksinat është duke u pakësuar.

Doktoresha Susan Hopkins u ka bërë thirrje britanikëve  të bëjnë dozën e tretë të vaksinës për të përforcuar imunitetin, ku momentalisht 60 për qind e britanikëve që janë në këtë kategori, e kane bërë dozën e tretë.

E pyetur nga BBC-ja, se cilët persona po humbasin jetën në valën aktuale, ekspertja britanike tha se viktimat janë ata që përgjithësisht kanë qenë në krye të herës,  mbi 70-vjeçarët, por ata që janë më vulnerabël, ata vazhdojnë të jenë më të rrezikuarit nga Covid-i. Por, nëse jeni  një 30-vjeçar i shëndetshëm, dy dozat do të ofrojnë për ju mbrojtje për një kohë të gjate, tha profesoresha Hopkins.

Një ditë më parë, mbi 371 mijë doza të vaksinës së tretë u bënë në krahët e britanikëve.

Qeveria britanike  po shqyrton planet për rifutjen e masave kufizuese për udhëtimet  si dhe karantinës për ata që refuzojnë të bëjnë dozën e tretë.

Në bazë të këtyre planeve mundet që të mos udhëtosh më me provën e tamponit, por me provën e dozës së tretë. Kritikët thonë se këto masa duket se janë projektuar për të avancuar më tej fushatën për dozën e tretë të vaksinimit, ndërkohë që rastet e Covid-it, duket se kanë arritur pikun e infektimeve më 18 tetor dhe shifrat e përditshme tregojnë se kurba e infektimeve po sheshohet, ndërkohe që përditshmëria nuk të jep përshtypjen se Britania është duke jetuar në pandemi.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme