Situatë e rënduar në Greqi/ 52 pacientë humbin betejën me covid, infektohen edhe 4307 qytetarë

Në Greqi situata nga koronavirusi paraqitet e rënduar. Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 4307 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë humbur betejën me covid edhe 52 persona. Sakaq numri i qytetarëve që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 16 295.

Në të njëjtën kohë, në Repartet e Kujdesit Intensiv ndodhen 470 pacientë të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç prej të cilëve 81.5% kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga pacientët e intubuar, 382 (81.28%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 88 (18.72%) janë plotësisht të vaksinuar.

Mosha mesatare e personave të infektuar është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç.