Të paktën me 15 lekë u rrit nafta, faturat në 3 muajt e fundit

Në tre muaj e fundit çmimi i natës është rritur me të paktën 15 lekë për litër. Këtë e tregon edhe një vëzhgim i bërë nga gazetarja Loneta Progni në faturat e karburantit.

Fatura e parë daton në 10 gusht 2021, kur një litër nafte e kemi paguar 170 lekë.

Në faturën e radhës, më 4 shtator çmimi nuk ndryshonte në mënyrë domethënëse. Është reduktuar me një lek.

Duke mbushur naftë në vende të ndryshme e vëmë re këtë dallim me 1 lekë edhe në faturat e tjera të mbledhura në shtator.

Çmimi i naftës pësoi rritje të ndjeshme që prej paralajmërimit të kryeministri Edi Rama se kemi një krizë në derë.

“Dukura e rritjes marramendëse të rritjes së çmimit të gazit dhe të karbonit në të gjithë tregjet ndërkombëtare dhe trendi i fortë i rritjes çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të konsumit të përditshëm, qëndrojnë para vendeve si silueta të një ushtrime armike në një sezon të një dimri të vështirë”, u shpreh Rama.

Në vijim vini re ndryshimin. Çmimi i naftës pësoi rritje të ndjeshme që prej paralajmërimit të kryeministrit se kemi një krizë në derë.

Në datën 12 tetor vumë re se çmimi për një litër nafte u rrit me 5 lekë. Në ditët ne vijim ky çmim shkoi në 176 lekë për litër. Fatura e datës 29 tetor na njoftonte për një rritje tjetër me 7 lekë për litër dhe fatura e fundit që kemi marrë përket datës 4 nëntor kur një litër naftë e kemi paguar 185 lekë.

Këto fatura të mbledhura përreth 3 muaj na tregojnë rritjen e naftës, pa përmendur karburantet që nën petkun e cilësisë së mirë, një litër e faturojnë 195 lekë.