Efektet e ndryshimit të orës në shëndetin e njeriut

Pasi ndryshoi ora, me 60 minuta pas, njerëzit mund të flenë një orë më shumë.

Por, ky ndryshim mund të jetë problematik sidomos për fëmijët, sipas mjekeve.

Ata mund të kërkojnë qëndrojnë më vonë në darke, por ky zakon nuk është i rekomandueshëm.

Ajo qe mjekët rekomandojnë është që njerëzit të kenë një orar konstant gjumi.

Nëse do të ndiheni te përgjumur gjate ditës këshillohet qe të flini vetëm 15-20 minuta gjate pasdites. Krijimi i një rutine e mban trurin aktiv.

Për shembull njerëzit duhet të kenë në rutinë zgjimin në të njëjtën ore, rregullimin e krevatit dhe ngrënien e vakteve.

Po ashtu mjeket rekomandojnë që të dilni në diell kur zgjoheni, për të shmangur efektet e ndryshimit të orës.