10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

573 të infektuar, pesë humbje jete në 24 orët e fundit/ 8,343 raste aktive me COVID në vend

Pesë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në 2,983 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Nga 3,498 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë.  270 janë në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

8,343 pacientë janë aktivë me COVID në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, ku 26 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç.

Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve aktive 4.455, ndërsa pasohet nga Fieri dhe Shkodra me përkatësisht  847 dhe 458 raste.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Gjithashtu vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (12 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 573
Të shëruar në 24 orë 458
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,498

Testime totale 1,344,328
Raste pozitive 192,013
Raste të shëruara 180,687
Raste Aktive 8,343
Humbje jete 2,983

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,455
Fier 847
Shkodër 458
Vlorë 459
Durrës 419
Gjirokastër 411
Berat 381
Elbasan 341
Lezhë 197
Korçë 188
Kukës 77
Dibër 75

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme