8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

E kërkon SPAK/ Rezart Taçi: Prej 15 vitesh persekutohem ekonomikisht. Do vij në Shqipëri të përballem me dorën që lobon kundër meje

Biznesmeni Rezart Taçi i shpallur në kërkim këtë të premte nga SPAK deklaroi se nuk ka lidhje me personat e përmendur në dosje dhe se prej 15 vitesh po persekutohet ekonomikisht.

Taçi  në një lidhje telefonike në Zona Zero në Top News,  pas zbulimit të një skeme financiare të një grupi kriminal nga SPAK, shpjegoi se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Çfarë thotë SPAK?

SPAK dhe autoritetet italiane kanë zbuluar skemën financiare të një grupi kriminal dhe si rezultat i këtij operacioni janë lëshuar tre urdhër arreste për tre persona, por vetëm dy janë arrestuar, ndërsa një është shpallur në kërkim, ky i fundit është biznesmeni i njohur Rezart Taçi, i larguar prej vitesh nga Shqipëria. Ata dyshohen se janë marrë me pastrim parash, vlera e së cilës përllogaritet diku te 18 milionë euro.

Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se skema financiare drejtohej nga dy shtetas italianë, në bashkëpunim me një zviceran dhe një shtetas shqiptar të përfshirë në sektorin e naftës. Raportohet se shqiptari, biznesmeni Rezart Taçi, në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasit Artur Balla dhe Bledar Lilo. Këta të fundit janë edhe dy shtetasit e arrestuar.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Si e shpjegon Rezart Taçi situatën

Taçi tha në Zona Zero, se ai disa muaj më parë është kontaktuar nga një miku i tij italian, Daniele, të cilin e njeh prej 25 vitesh për të hapur një llogari bankare në Shqipëri, dhe ai e ka drejtuar që të ndjekë të gjitha procedurat e hapjes së një llogarie sipas rregullave të shtetit shqiptar, dhe këtu tha Taçi fillon dhe mbaron roli i tij, prandaj “nuk e kuptoj se ku qëndron vepra penale”, tha ai në Zona Zero.

“Disa muaj më parë një ekonomist nëpërmjet një mikut tim më kërkon ti hapë një llogari në Shqipëri, i them kam 6 vite që jam i shkëputur, i thashë shkon në Shqipëri hap një llogari dhe bëj gjërat sipas rregullave, dhe këtu mbaron dhe fill roli im. Fabio Petruzzella, i prezantuar nda Daniele më ka kërkuar ndihmë a mund të hapim një llogari, se di tani ç’janë këto akuza”, tha taçi.

I pyetur për rolin e dy shqiptarëve të tjerë të arrestuar nga SPAK, Artur Balla dhe Bledar Lilo, Taçi tha se ata ishin thjesht shoqëruesit e shtetasve italiane në Tiranë për t’i ndihmuar, por që sipas tij nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi sipas tij nuk janë në pozitat për të ndërhyrë për më shumë.

“Dy zotërinjtë ishin në rolin e shoqëruesit, po çfarë pushteti kanë ata për të kryer një vepër penale, si mundet dikush që shoqëron dikë, cili është roli i tyre, si mundet të akuzohen për bashkëpunim me mafian, për pastrim parash, ata s;kanë mundësi të bëjnë asgjë, se di ku është vepra penale”, tha ai.

Taçi tha më tej se ai ka folur me mikun e tij italian, pas bërjes publike të këtij lajmi: Kam kontaktuar dhe mikun tim, dhe ai nuk e di çfarë vepre penale ka bërë, nuk e kupton, s’ka vepër penale, është shok, jam i shokuar, se si mundet të njolloset një njeri kështu, po kjo në fakt është në vazhdën e një persekutimi 15 vjeçar.

Fabio dhe Zuma nuk i njoh edhe njëherë po ua shpjegoj, një miku im i 25 viteve më kërkoi ndihmë për të hap një llogari në Shqipëri, u thashë shkoni dhe hapeni vetë. Cila është vepra penale, unë s’jam drejtues banke, asgjë, jam një qytetar, nuk i vendos unë ligjet e sistemit bankar.

Taçi më tej la të kuptohet se në fakt përtej kësaj fshihet një grup personazh ndoshta, ose një njeri që sipas tij ka lobuar prej vitesh ta njollosë figurën e tij.

Ekziston një lobim i caktuar ekonomik që të njollosë dhe të më krijojë probleme mua, dhe individëve të caktuar, që të krijojë pastaj situata monopolesh. Në çdo proces jam shpall i pafajshëm po ditën tjetër më hapej një proces tjetër”, tha Taçi.

Për shkak të këtyre problemeve të njëpasnjëshme Taçi zbuloi se në 2013 ka ftuar dhe motrën e Biden (për të cilën ai tha se kanë njohje familjare) që të ndërhyjë në ‘persekutimin’ që i bëhej.

“Në 2013 kam ftuar motrën e Biden që të ndikojë në institucione që të ndalojë ky persekutim, dhe atë herë ajo foli me Berishën dhe pati një lloj qetësie, por pastaj nisi sërish nga e para. Fabio është një ekonomist që ka klient Zumën , dhe ky gjen Danielen dhe i thotë ke ndonjë që njeh në Shqipëri të hapë një llogari. Unë se kuptoj ku është vepra penale “, tha Taçi.

Biznesmeni tha se ai është i gatshëm që të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë dhe më këtë dorë që lobon kudnër tij.

“Do përballem me drejtësinë shqiptare, po në Shqipëri ka lobim për të sulmuar sipërmarrës duhet ta them këtë, po unë do vij të përballem, se pavarësisht se ka një dorë ekonomike, unë kam përfunduar në pafajësi. Unë do vij, më mungon shumë Shqipëria, sepse dua të përballem me atë dorë që krijon këto situata , për momentin kam indicie dhe jo fakte. As në Itali s’kam problem, s’kam kryer ndonjë vepër penale. Unë prej vitesh jetoj në Itali”, tha ai.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme