Eshtë publikuar së fundmi edicioni i katërt i Indeksit Global të Korrupsionit për vitin 2021. Ky indeks mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyrë të nivelit të korrupsionit dhe krimit të jakave të bardha në botë, i cili i referohet krimit të motivuar financiarisht, jo të dhunshëm ose jo të dhunshëm drejtpërdrejt të kryer nga individë, biznese dhe profesionistë të qeverisë.
Mes vendeve që raporton indeksi gjendet e pozicionuar dhe Shqipëria, e cila renditet në vend të 125-të ndër 196 shtete të botës, duke grumbulluar 51.87 pikë. Edhe pse paraqitet me një përmirësim krahasuar me indeksin e vitit 2020, ku renditej në vend të 139, përsëri gjendemi mes vendeve të fundit në Europë.
12 vendet e para të pakorruptuara janë kryesisht vendet europiane si Finalnda, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Estonia, Australia, Isalnda etj. Krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria renditet e katërta nga fundi. Vendet si Bosnje Hercegovina, Azerbajxhani dhe Bjellorusia paraqiten më keq se vendi ynë. Nga ana tjetër vendet më të godituar nga korrupsioni janë vendet afrikane.