Për herë të dytë në botë, një pacient është shëruar nga virusi HIV

Shkencëtarët kanë identifikuar personin e dytë në botë, që është shëruar nga HIV-i pa trajtim mjekësor, sipas një artikulli të botuar të hënën ( 15 nëntor) në revistën shkencore ” Annals of Internal Medicine” .

Trupi i pacientes nuk shfaqi më asnjë gjurmë të virusit.

Studiuesit në MIT, në Universitetin e Harvardit dhe në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts, të udhëhequr nga Dr. Su Yu, e quajtën të shëruarën “paciente e Esperanza” (qyteti i Argjentinës) .

Për arsye se pacientja është një grua e paidentifikuar që jeton në Argjentinë, e cila u diagnostikua me virusin e mungesës së imunitetit njerëzor në vitin 2013.

Në revistë shkruhet se shkencëtarët analizuan pothuajse 1.2 milionë qeliza gjaku dhe 503 milionë qeliza indore, pa gjetur as gjurmën më të vogël të HIV-it.

Katër persona në histori janë raportuar të “shëruar” nga HIV.

Dy prej tyre “Pacienti i Berlinit” dhe “Pacienti i Londrës” u shëruan pas transplantimit të qelizave staminale, një procedurë e rrezikshme që shkencëtarët janë përpjekur ta përsërisin me pacientë të tjerë, pa sukses.

Në vitin 2020, shkencëtarët kanë ndarë një raport për Loreen Willenburg, ose “Pacienten e San Franciskos”, siç e quajtën mjekët, që njihej si rasti i parë i njohur i një kure sterilizuese pa ndërhyrje mjekësore. Ajo është pacientja e parë në botë që është shëruar nga HIV, pa trajtim mjekësor, në mënyrë natyrale.