Duam drejtësi! Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë thyejnë xhamat e gjykatës

Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për vrasësin e të miturit, Klodia Çalamani.

Ata janë futur me forcë në ambientet e gjykatës duke kërkuar të vendoset drejtësia e autori të varet në mes të Fierit, që sipas tyre të bëhet shembull për të gjithë.

Të afërmit janë nxjerrë me forcë nga ambientet e gjykatës ndërkohë që kanë kundërshtuar edhe praninë e medias duke hedhur përtokë pajisjet e punës së kolegëve gazetarë dhe operatorë.

“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme.

“A keni fëmijë, a keni fëmijë, gjetshit në fëmijët tuaj”, është dëgjuar njëra prej familjareve të të miturit të vrarë”, tha një prej familjareve.

Ndërsa nëna e të miturit në gjendje të rëndë psikologjike ka kërkuar drejtësi për djalin që iu pre ëndrra në mes.

Masa e arrestit për autorin e krimit duhet të ishte në orën 10.00, por më pas u shty në orën 10.30, ndërsa nga momenti në moment pritet të hyjë autori.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit 8 vjeçar duke kërkuar varjen e autorit Klodian Çalameni.

Avokati i caktuar për të mbrojtur autorin e vrasjes se 8 vjeçarit është tërhequr duke mos pranuar të mbrojë 38 vjeç Klodian Calameni. Në këtë situatë të rëndë që është krijuar në gjykatën, veshtirë se autori i vrasjes së Mateo Vasiut mund të paraqitet për të marre masën e sigurisë.