5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

38-vjeçari në Itali vret gruan, vjehrrën, 2 fëmijët e mitur e më pas veten

Ai vrau me thikë gruan, vjehrrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët 5 dhe 2 vjeç dhe më pas i mori jetën. Ngjarja ka ndodhur mes orës 15 dhe 16, raportojnë mediet italiane.

Policia po heton dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet përgjigja e mjekësisë ligjore.

Ngjarja tronditi qytetin qytetin italian. Burri që besohet të jetë autori i gjestit është një 38-vjeçar me origjinë tuniziane, që prej kohësh jetonte në Sassuolo dhe punonte në një supermarket. Ai jetonte me një grua italiane, nënë e fëmijëve të tij, e cila ishte e punësuar si pastruese në qytet. Një familje në dukje normale, si shumë të tjera që, të paktën sipas informacioneve, nuk kishin shfaqur kurrë probleme, shkruajnë mediet italiane.

Sipas dëshmive, burri dhe partnerja e tij ishin ndarë prej rreth një muaji. Gruaja dhe fëmijët kishin shkuar të jetonin me nënën e saj. Vetëm pak javë më parë ai e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme