E rëndë në Durrës/ Kamionçina përplas 20-vjeçarin, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, në rrugën “Bajram Curri”.

Policia njofton se një mjet tip kamionçinë ka përplasur një 20-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë.

I riu është nisur me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.