“Nuk do trokasë në zyrën e tij nëse fiton”/ Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: S’do shkelësh kurrë në zyrën time nëse…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila në një dalje televizive është shprehur se nëse Berisha fiton nuk do trokasë në derën e tij.

Berisha tha se dera e tij do të jetë e hapur për çdo ambasador të SHBA-së, por referuar Yuri Kim, tha se ajo nuk do të shkelë kurrë, pa i kërkuar më parë falje shqiptarëve për deklaratën e ‘barit’.

Dy fjalë dua ti them ambasadores. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, duke shkelmuar kushtetutën e saj që fillon ‘We, the people’, nuk do t’i jap dorën apo nuk do trokasë në derë, dua t’i them: E nderuar zonjë dera e Berishës do jetë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e SHBA-së, me të vetmin kusht që në rast se ajo do quhet Yuri Kim në çdo funksion që do jetë kurrë nuk do shkelë në zyrën time për ‘barin’ që ju serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e ‘barit’. Ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve ‘bar’. Në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa i kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.