Viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari shumica të rinj, mes tyre 12 fëmijë

46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në perëndim të Bullgarisë, në autostradën Struma.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili ka shkuar menjëherë në Bullgari pas ngjarjes së rëndë tha për mediat vendase të gjitha viktimat e aksidentit janë të rinj me moshë nga 25-30 vjeç, mes të cilëve edhe fëmijë.

Kreu i qeverisë së RMV tha se ka besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat”, shtoi Zaev.

Mesazhe ngushëllimi pas ngjarjes së rëndë kanë ardhur nga krerët e politikës shqiptare si kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta apo ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga 52 persona që udhëtonin në autobus, 46 kanë ndërruar jetë. Ne mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të huaj, një nga Belgjika dhe një nga Serbia.

Mësohet se autobusi është përplasur në barrikadat e autostradës e më pas është përfshire nga flaket. Nuk dihen shkaqet, por përjashtohet përgjumja e shoferit sepse vetëm 10-15 minuta me herët autobusi është nisur nga një karburant.