Përmbyset varka me emigrantë, 27 persona të vdekur në kufirin Angli-Francë

Një varkë me emigrantë të paligjshëm është përmbysur në kufirin detar mes Francës dhe Anglisë. BBC shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në kanalin praë Calais, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë nacionaliteti që viktimat kanë. Fillimisht alarmin për varkën e përmbysur e ka dhënë një anije peshkimi pasi panë disa njerëz në det. Autoritetet franceze dhe britanike kanë nisur një operacion shpëtimi në kanal nga ajri dhe deti.

Kryeministri francez Jean Castex, u shpreh se mbytja e anijës është një tragjedi e madhe, ndërkohë që shtoi se personat që kanë humbur jetën janë viktima të kontrabandistëve kriminelë. Deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën 27 emigrantë.

Mendimet e mia janë me shumë të zhdukur dhe të plagosur, viktima të kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë hallet dhe problemet e tyre,” tha zoti Castex.