Kryeministrja e parë femër e Suedisë jep dorëheqjen disa orë pas emërimit

Kryeministrja e parë femër e Suedisë ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi u emërua.

Sipas BBC, Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse ditën e sotme disa orë më parë, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti i saj nuk kaloi. Në vend të kësaj, parlamenti votoi për një buxhet të hartuar nga opozita, i cili përfshin të djathtën ekstreme kundër emigrantëve.

“Unë kam thënë që dëshiroj të jap dorëheqjen,” u tha zonja Andersson gazetarëve.

Partneri i saj i koalicionit, Partia e Gjelbërve tha se nuk mund të pranonte një buxhet të hartuar për herë të parë me të djathtën ekstreme.  Andersson tha se shpresonte të përpiqej të bëhej sërish kryeministre si një udhëheqëse e vetme e qeverisë partiake.

Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqjen kur një parti tërhiqet. Nuk dua të drejtoj një qeveri legjitimiteti i së cilës do të vihet në pikëpyetje”, tha ajo

Kryetari i parlamentit tha se do të kontaktojë me drejtuesit e partive në lëvizjen e ardhshme. Andersson u zgjodh kryeministre më herët të mërkurën, sepse sipas ligjit suedez, asaj i nevojitej vetëm shumica e deputetëve për të mos votuar kundër saj.