Çdo qytetar mbi 18 vjeç duhet të bëjë dozën e tretë të vaksinës së Covid-19

Nisur nga rastet që janë riinfektuar me Covid-19 komiteti i imunizimit ka marrë vendimin që edhe në Shqipëri të nisë aplikimi dozës së tretë të vaksinës mbi personat 18 vjecc, nëse ka kaluar gjashtë muaj nga aplikimi i dozës së dytë.

Më herët komiteti vendosi që të vaksinohen ndaj Covid-19 edhe fëmijët mbi 12 vjeç, të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore.

Fëmijët do të aplikojnë vetëm vaksinën Pfizer, pasi për këtë vaksinë janë bërë shumë studime dhe ka më shumë të dhëna për t’i përdorur tek fëmijët.

Ndërsa, personat mbi 60 vjeç mund të bëjnë kombinime sipas rekomandimit të mjekut.

Kombinimi i vaksinës për grup moshën 60 vjeç do të bëhet edhe në varësi të vaksinave që janë në gjendje.

Fillimisht doza e tretë do të nisë tek mjekët, mësuesit e policët, për të vijuar më pas sipas kalendarit që është përcaktuar më parë.