2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Rama: Ballkani i Hapur, mekanizëm për të përshpejtuar integrimin drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ballkani i Hapur” është një mekanizëm për të përshpejtuar integrimin drejt Bashkimit Europian.

Në interpelancën në Kuvend të kërkuar nga deputeti Tritan Shehu, Rama nënvizoi se “Ballkani i Hapur” është një proces për të jetësuar procesin e Berlinit, në mënyrë që objektivat e pacaktuara të mos ngelen në letër.

Kreu i qeverisë deklaroi se pritja e kamionëve në kufijtë e rajonit u kushton vendeve 1% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

“Mekanizimi i Ballkanit të Hapur, dua t’ju informoj se ne Shqipëria, jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit dhe faktikisht kemi në kuadër të atij procesi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se kuadri rregullator është neutral për të gjitha arsyet politike të një vendi apo vendi tjetër. Sipas Ramës tregu i fragmetizuar nuk stimulon rritjen ekonomike.

Ndërkohë, Shehu nënvizoi se me nismën rajonale “Ballkan i Hapur”, integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë.

“Nismë që bie ndesh me interesat e tona, interesat e rajonit, prespektivën europiane, për një Ballkan të Integruar”, tha Shehu.

Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e kësaj loje.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme