5.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Real Madrid konfirmohet si forcë e parë në La Liga, pasi mbrëmjen e të shtunës, madrilenët morën suksesin e radhës në San Sebastian përballë Sociedad. Një sukses i cili u zbeh disi me dëmtimin e Benzema në minutën 16-të, por në krahun tjetër ai që bindi ishte zëvendësuesi i francezit, Luka Jovic. Përpara sfidës me Real Sociedad, serbi kishte luajtur vetëm 106 minuta tregoj se nuk është i “ndryshkur”. 23 vjeçari ishte protagonist absolut në suksesin e 12-të sezonal, me një gol dhe një asist. Rikthimi i Ancelotti në Madrid ishte me misionin për të shfrytëzuar në maksimum të gjithë potencialin që kjo skuadër disponon, nga emrat e rëndësishëm deri te lojtarët e rinj, por edhe të atyre që kishin humbur dhe ishin në hije. Tekniku italian krenohet me klasifikimin dhe formën e skuadrës, por në Spanjë, Ancelotti vlerësohet maksimalisht për rritjen e jashtëzakonshme të Militao-s dhe Vinicius dhe duket se tani është momenti i Luka Jovic. Një pritje shumë e gjatë për sulmuesin serb, pasi realizimin e fundit me madrilenët e kishte shënuar në 9 shkurtin e vitit 2020 kundër Osasunës dhe tani me dëmtimin e Benzema, një dritë jeshile është ndezur për ish-sulmuesin e Eintracht Frankfurt. Natyrisht vëmendja do të jetë te francezi, për të mësuar kohën e rikuperimit, por deri atëherë, Jovic do të provojë të bind teknikun dhe klubin se nuk është aspak i ndryshkur dhe është përsëri në gjëndje të bëjë mirë dhe të shpërblej besimin e drejtuesve, pasi në korrikun e 2019-së erdhi me shumë bujë nga Frankfurt-i. Sfida e radhës ëshë në Ligën e Kampioneve ndaj Inter-it ndërsa fundjava rezervon derbin e Madridit përballë Atleticos dhe tani mbetet për tu parë nëse Ancelotti do t’i besojë sulmuesit një fanellë titullari.

Real Madrid konfirmohet si forcë e parë në La Liga, pasi mbrëmjen e të shtunës, madrilenët morën suksesin e radhës në San Sebastian përballë Sociedad.

Një sukses i cili u zbeh disi me dëmtimin e Benzema në minutën 16-të, por në krahun tjetër ai që bindi ishte zëvendësuesi i francezit, Luka Jovic. Përpara sfidës me Real Sociedad, serbi kishte luajtur vetëm 106 minuta tregoj se nuk është i “ndryshkur”. 23 vjeçari ishte protagonist absolut në suksesin e 12-të sezonal, me një gol dhe një asist.

Rikthimi i Ancelotti në Madrid ishte me misionin për të shfrytëzuar në maksimum të gjithë potencialin që kjo skuadër disponon, nga emrat e rëndësishëm deri te lojtarët e rinj, por edhe të atyre që kishin humbur dhe ishin në hije. Tekniku italian krenohet me klasifikimin dhe formën e skuadrës, por në Spanjë, Ancelotti vlerësohet maksimalisht për rritjen e jashtëzakonshme të Militao-s dhe Vinicius dhe duket se tani është momenti i Luka Jovic.

Një pritje shumë e gjatë për sulmuesin serb, pasi realizimin e fundit me madrilenët e kishte shënuar në 9 shkurtin e vitit 2020 kundër Osasunës dhe tani me dëmtimin e Benzema, një dritë jeshile është ndezur për ish-sulmuesin e Eintracht Frankfurt.

Natyrisht vëmendja do të jetë te francezi, për të mësuar kohën e rikuperimit, por deri atëherë, Jovic do të provojë të bind teknikun dhe klubin se nuk është aspak i ndryshkur dhe është përsëri në gjëndje të bëjë mirë dhe të shpërblej besimin e drejtuesve, pasi në korrikun e 2019-së erdhi me shumë bujë nga Frankfurt-i.

Sfida e radhës ëshë në Ligën e Kampioneve ndaj Inter-it ndërsa fundjava rezervon derbin e Madridit përballë Atleticos dhe tani mbetet për tu parë nëse Ancelotti do t’i besojë sulmuesit një fanellë titullari.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme