Klubet me vlerën më të lartë, katër të parët klube Angleze

Në studimin e “KPMG”-së, krahas mbretërimit të Haaland, lojtarit më të vlefshëm për momentin, tregohet edhe renditja e re e skuadrave kryesore të futbollit në planet. Kështu, me një vështrim të shpejtë të top-10 kuptohet dominimi i skuadrave të Premier League-s, që kuptohet kanë në përbërje lojtarë me vlerë më të madhe në treg. Manchester…

Në studimin e “KPMG”-së, krahas mbretërimit të Haaland, lojtarit më të vlefshëm për momentin, tregohet edhe renditja e re e skuadrave kryesore të futbollit në planet.

Kështu, me një vështrim të shpejtë të top-10 kuptohet dominimi i skuadrave të Premier League-s, që kuptohet kanë në përbërje lojtarë me vlerë më të madhe në treg.

Manchester City, Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli mbajnë katër pozitat e para, ndërsa Tottenhami është teti.

Dështimi i Barcelonës në aspektin sportiv është reflektuar ndjeshëm edhe në vlerën e skuadrës. Klubi “blaugrana” është i fundit në top-10 me vlerë 701 milionë euro, ndërsa para tij qëndron Atlético e Madridit (i nënti me 715 milionë euro).

Kriza e Barcelonës ka bërë që të humbë 20 për qind të vlerës.