2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Biden organizon samitin e parë të demokracisë, marrin pjesë liderët e 110 shteteve

Një prej temave të samitit do të jenë edhe efektet e dëmshme të korrupsionit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sot dhe nesër organizon samitin e parë të demokracisë, një event online ku marrin pjesë liderët e 110 shteteve.

Në këtë samit merr pjesë Shqipëria, Kosova e përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi dhe pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja për mbrojtjen e demokracisë.

Një prej temave të samitit do të jenë edhe efektet e dëmshme të korrupsionit.Në nisje të mandatit, presidenti Biden u zotua se do të organizonte këtë samit me qëllim që të përforcojë angazhimin e SHBA-së që të vendosë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme të Uashingtonit.

“Demokracia nuk ndodh rastësisht. Duhet ta mbrojmë, të luftojmë, ta forcojmë dhe ta rinovojmë atë”, është kjo një nga deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili në këtë event nuk ka ftuar Kinën dhe Rusinë që i cilëson si autokracitë kryesore që rrezikojnë demokracinë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme