2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Atentat në Laç, vritet biznesmeni 55-vjeçar

Autori i atentatit nuk është kapur ende, por policia thotë se janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Biznesmeni Pilot Rroli është qëlluar për vdekje në Sanxhak, Kurbin me armë zjarri.

Atentati u bë në afërsi të një xhamie, në kohën kur 55-vjeçari ishte brenda automjetit të tij.

I njohur si Rakip Rroli, biznesmeni rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër rrahën me sende të forta të riun për motive banale.

Autori i atentatit nuk është kapur ende, por policia thotë se janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme