Arrestohet nën kryetari i Bashkisë Lushnjë dhe drejtori i Prokurimeve për abuzime me tenderat

Policia ka arrestuar nën kryetarin e Bashkisë Lushnjë Gentian Nushi dhe drejtorin e Prokurimeve Publike Leonard Sefa për abuzimin me një tender për asfaltim rrugësh.

Ndërkohë GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 2 zyrtarët të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderët.

Shkeljet ligjore në dokumentet e tenderit janë kryer në bashkëpunim dhe me kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Tushe u arrestua së bashku me disa nga vartësit e tij në bashki për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.