Arrestohet në Romë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar ditën e sotme në Romë të Italisë.

Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi me një urdhër të Interpol Tiranës, pas Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi atë me dy vite burg. Pritet që Gjykata e Romës të marrë vendimin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ish-kryeprokurori do të kryejë dënimin e formës së prerë.

Llalla është shpallur fajtor për mosdeklarimin dhe për fshehje të pasurisë për ndërtimin e një kati në një banese në Rrugën e Elbasanit, për fshehje dhe mosdeklarim të vlerave monetare të shkollimit të vajzës së tij dhe lindjes së djalit në SHBA.

Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës.

Edhe pse ish-kryeprokurori anikmoi vendimin e shkallës së parë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë, kërkesa nuk u mor parasysh nga gjykata.

Llalla bëhet i pari ish-zyrtar i lartë i drejtësisë që u dënua me burg. Në vitin 2018 ai u përfshi në listën e personave “non grata” nga SHBA.