Aksident tragjik në Pezë/ Një viktimë dhe një i plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, ku shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit