0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Mesazh një ditë para Kuvendit Kombëtar, Basha: Nesër zgjedhim të ardhmen

Nesër, më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha në Pallatin e Kongreseve, ora 11:00.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh këtë të premte një ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur nga vetë ai.

Nesër, më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha në Pallatin e Kongreseve, ora 11:00.

Basha gjithashtu u ka dërguar mesazh mbështetësve të tij, duke theksuar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

“I dashur anetar i Kuvendit Kombetar, Neser, e shtune, date 18 Dhjetor, ora 11:00, ne Pallatin e Kongreseve, Tirane, mblidhet Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike, me pergjegjesine historike per te qene te bashkuar kunder regjimit te Edi Rames. Pjesemarrja e secilit prej nesh, eshte mesazh i qarte qe interesi i demokrateve dhe PD, sakrifica e tyre, eshte mbi interesin personal te cilitdo. Ne zgjedhim te ardhmen, per PD, per Shqiperine”, shkruhet në mesazhin e Bashës.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe u ndryshua statuti i PD-së.

Kujtojmë se nesër në të gjitha degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.

Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Tashmë PD është partia e vetme në vend me dy statute, njëri i dorëzuar nga Basha në Gjykatën e Tiranës disa ditë më parë dhe tjetri i dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD-së.

Beteja politike mes Berishës dhe Bashës ndodhi kur ky i fundit përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së ish kreun e PD-së, pasi ai u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme