801 raste të reja me COVID në 24 orë/ Ndërron jetë një 33-vjeçar nga Elbasani

Një qytetar 33 vjeç nga Elbasani nuk ka mundur dot t’i mbijetojë COVID-it këtë të martë në vendin tonë.

Bashkë me të ndërroi jetë edhe një qytetar nga Vlora 73 vjeç, duke e çuar numrin  e viktimave në  3,224.

Janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 801 qytetarë. 436 raste janë në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Janar 2022)

Raste të reja ditore         801
Të shëruar në 24 orë       351
Të shtruar në spitale       113
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002
Raste pozitive                 212,021
Raste të shëruara           201,748
Raste Aktive                        7,049
Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326
Fier                 711
Durrës             645
Shkodër          451
Elbasan           441
Vlorë                433
Berat               284
Gjirokastër     225
Lezhë              213
Korçë               143
Dibër                106
Kukës               71