Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

Masakra me 3 të plagosur dhe një viktimë brenda një lokali në Tiranë. Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në lokalin “Fokus” në kompleksin “Fiori Di Bosko” në lagjen Don Bosko, ku pasi kanë shkëmbyer disa fjalë kanë shtënë me kallashnikov duke rrezikuar jetën e dhjetra qytetarëve. Por plumbat kanë kapur 4 miqtë e ulur së bashku në një tavolinë, me të cilët agresorët mendohet se kanë patur përplasje edhe më para por shkaku ende mbetet i panjohur. Tre të rinjtë u dërguan me urgjencë në spitalin Ushtarak, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa viktima u nxorr i fundit nga vendi i ngjarjes për në drejtim të morgut të Tiranës.