2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Katër notarë gjenden të vdekur, me trupin e mbushur me kafshime piranjash

Trupat e katër notarëve janë gjetur të fundmi të mbushur me kafshime të tmerrshme peshqish mishngrënës piranja në një lum në Paraguai.

Një 22-vjeçar që po bënte banjë në lumin Paraguai, në jug të kryeqytetit Asuncion, u zhduk papritur nga pamja e familjarëve që e shoqëronin.

Trupi i tij u gjet 45 minuta më vonë me gjymtyrët e kafshuar rëndë nga piranjat.

Ndërsa të hënën trupi i një 49-vjeçari u gjet duke pluskuar në të njëjtin lumë pranë qytezës së Puerto Rosario.

Doktorët konfirmuan se ai kishte vdekur nga mbytja por kishte kafshime të shumta piranjash në fytyrë e në këmbët, raporton rrjeti vendas La Nacion.

Dy njerëz të tjerë u gjetën të vdekur me kafshime piranjash në trupin e tyre në lumin Tebicuary të dielën, sipas raportimeve.

Të tjera sulme jo-fatale nga piranjat janë raportuar nga notues të lumenjve të vend, rreth 12 prej të cilave nga klubi i notit Bella Vista në Itapua.

Piranjat zakonisht nuk sulmojnë njerëzit por një numër i shtuar incidentesh është raportuar gjatë sezonit të tyre të shumimit, nga tetori deri në mars.

Biologu Julio Capli paralajmëron notuesit në zonë të mos hyjnë në ujërat në fund të të cilave rriten bimë.

Ai thotë se në këto vende piranjat mund të ndërtojnë foletë e tyre dhe janë të gatshëm të sulmojnë për të mbrojtur vezët.

Capri thotë se nëse piranjat të kafshojnë ato e bëjnë në pjesën e ulët të gjymtyrëve dhe ndryshe nga fimat e horrorit, ato nuk kërcejnë jashtë ujit

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme